Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në të gjithë territorin, ja zonat më problematike
Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren. Këto vatra zjarri janë evidentuar në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Korçës, Tiranës, Kukësit, Durrësit e Beratit. Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale Në bashkinë e Durrësit, një vatër zjarri e rënë në...