Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 14 vatra zjarri, mbeten aktive 4 prej tyre

Situata e zjarreve në vend, regjistrohen 14 vatra zjarri, mbeten aktive 4 prej tyre

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme, 4 korrik 2025, lidhur me situatën e zjarrit në vend. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 09:00, deri në 20:30, janë raportuar 14 vatra zjarri. Nga këto vatra, është arritur fikja e dhjetë prej tyre, ndërsa katër të tjera mbeten ende aktive. Vatrat aktive shënohen në Malin e Shedenikut në Vlorë, në landfillin e Elbasanit, në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj të Kukësit, si dhe në fshatin Bulticë të Tiranës. “Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025,...
Burimi: Javanews.al