Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata e zjarreve në vend: 4 vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e: Finiqit, Vlorës, Selenicës, Elbasanit, Prrenjasit, Poliçanit, Bulqizës, Dibrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Tiranës, Kamzës, Vorës, Durrësit, Kurbinit, Pogradecit e Korçës. Aktualisht mbeten aktive vatrat: – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë,në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor. ...