Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata e zjarreve në vend, 37 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive dhe 2 të tjera nën monitorim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive dhe 2 vatra janë në monitorim Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Selenicë, Sarandë, Himarë, Vau i Dejës, Korçë, Lezhë, Durrës, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Kamëz, Cerrik, Belsh, Roskovec, Lushnje, Skrapar, Poliçan, Përmet e Memaliaj. Aktualisht mbeten aktive vatrat: Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat zjarrfikëse...