Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata e zjarreve në vend, 22 vatra në 24 orë, 5 mbeten ende aktive
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 ndodhet nën monitorim. Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe mjedisore. Deri tani janë djegur mbi 107 hektarë tokë dhe rreth 100 rrënjë ullinj në total. Në fshatin Dragovoje të Malësisë së Madhe janë dëmtuar gjithashtu 3 objekte për bagëti. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 25 automjete zjarrfikëse, 305 forca operacionale, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të FA-së....