Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë evidentuar gjithsej 14 vatra zjarri në të gjithë vendin. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale, 10 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa katër mbeten aktive. Zjarret e shuara përfshijnë zonat: Komsi (Mat) Hajmel (Vau i Dejës) Perondi (Kuçovë) Ura Vajgurore (Dimal) Ishëm, Rrashbull (Durrës) Rubik (Mirditë) Prezë (Vorë) Vërtop (Poliçan) Zjarret aktive: Vlorë (Finiq) – Në malin e Shedenikut, zjarri vazhdon të përhapet në një zonë me pyll pishe, e paarritshme në këmbë. Monitorohet në distancë. S’ka rrezik për banesa....
Burimi: Syri.net