Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Situata e zjarreve në Mallakastër: Tre vatra ende aktive në Lofkënd, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka deklaruar se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe se izolimi i tyre i plotë mund të bëhet vetëm me ndërhyrje nga ajri. Në këtë ditë të tretë të përballjes me zjarrin, në operacionin e shuarjes janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 efektivë të forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe strukturave bashkiake. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 40 hektarësh, kryesisht me pisha të mbjella gjatë viteve ’70–’80. Ismailaj thekson se sapo flakët të neutralizohen plotësisht,...