Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër
Ministria e Mbrojtjes raporton se në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, 2 mbeten nën mbikëqyrje dhe 8 vijojnë aktive, sipas informacionit operacional të datës 03 shtator 2026, ora 20:00. Situata, sipas autoriteteve, vijon të menaxhohet me angazhim të koordinuar të strukturave vendore dhe qendrore. Në operacione janë përfshirë 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që janë mbështetur nga 170 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Me tej, thuhet se, helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në 4 operacione ajrore për shuarjen e flakëve. Ndër të tjera, vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër. Në Dibër, operacionet vijojnë në Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, ku janë...
Burimi:
javanews.al