Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive
Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri e Mbrojtjes, nga të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, janë raportuar 7 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 5 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit që janë shuar janë: Në lagjen “Mulliri i Artë”, bashkia Delvinë, në fshatin Alarup, njësia administrative Çërravë, bashkia Pogradec, në rrugën e Elbasanit, njësia administrative Nr. 2, bashkia Tiranë, në fshatin Rilë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë dhe në fshatin Malaj, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Ndërkohë aktualisht, janë aktive dy vatrat në qarkun Vlorë dhe Kukës. Sa i takon qarkut Vlorë, vatra aktive është në fshatin Llaman, bashkia Himarë, ku...