Situata e zjarreve, Kingji ndjek në terren operacionet për shuarjen e vatrave

Situata e zjarreve, Kingji ndjek në terren operacionet për shuarjen e vatrave

Gjenerallejtënant Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, po ndjek nga afër operacionet intensive për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata mbetet e rënduar në disa vatra aktive, përfshirë zonën e Shkopetit, majën e Kulmës në Kurbin, Fangun në Mirditë, Zall-Gjoçaj në bashkinë Mat, si dhe Mbreshtan/Galinë në qarkun Berat. Në përpjekjet për përballimin e emergjencës, janë angazhuar dy avionë “Canadair” të ardhur nga Kroacia dhe Italia, të cilët po veprojnë në zonat më të prekura si Shashica, maja e Kulmës dhe Rrësheni. Ndërkohë, në Shpirag janë...