Siria/ Tërhiqen qindra ushtarë amerikanë, mbyllen tri baza ne rajonin verilindor

Siria/ Tërhiqen qindra ushtarë amerikanë, mbyllen tri baza ne rajonin verilindor

Ushtria amerikane ka filluar një tërheqje të trupave të saj nga Siria verilindore. Sipas New York Times, Ushtria amerikane po mbyll tri nga tetë bazat e saj operacionale në rajonin verilindor të Sirisë, duke i zvogëluar praninë e trupave ushtarake nga 2000 në 1400. Sipas të njëjtit burim, këto janë MSS Green Village, bazat e MSS Eufrat dhe një objekt i tretë, shumë më i vogël. Pas 60 ditëve komandantët amerikanë do të vlerësojnë nëse do të vazhdojnë me një reduktim të mëtejshëm të pranisë ushtarake. Syri.net-Kathimerini.
Burimi: Syri.net