Sipas studimeve: Baballarët që bëjnë shaka mund të rrisin fëmijë më të lumtur

Sipas studimeve: Baballarët që bëjnë shaka mund të rrisin fëmijë më të lumtur

Një studim i kryer nga kërkuesit në Leeds Beckett University në Mbretërinë e Bashkuar, i botuar në revistën Evolutionary Psychology, zbuloi se baballarët që tregojnë shaka – madje edhe “shakat tipike të babait” – mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë një rezistencë emocionale më të fortë dhe aftësi sociale më të mira. Duke përdorur humorin në jetën e përditshme, baballarët krijojnë një mjedis emocional pozitiv, duke i ndihmuar fëmijët të forcojnë vetëbesimin, të përballojnë stresin dhe të formojnë lidhje sociale më të qëndrueshme – të gjitha këto janë thelbësore për lumturinë afatgjatë.
Burimi: Syri.net