Siparantum Choir përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe” në Pragë
Siparantum Choir do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në festivalin ndërkombëtar “Songs of Europe”, i cili do të mbahet nga 19 deri më 23 nëntor 2026 në Pragë të Çekisë. Gjatë këtij festivali, kori do të realizojë katër paraqitje koncertale në disa prej hapësirave të njohura kulturore dhe koncertale të kryeqytetit çek, duke prezantuar muzikën korale dhe krijimtarinë muzikore shqiptare para publikut ndërkombëtar. Paraqitja e parë do të mbahet më 19 nëntor, në orën 18:00, në Pražská konzervatoř, në kuadër të koncertit mirëseardhës. Më 20 nëntor, kori do të interpretojë në Kostel svatého Martina ve zdi, në orën 14:00, ndërsa po atë mbrëmje, në orën 21:30, do të marrë pjesë në koncertin “EUPHONIA”, së bashku me kore nga Gjermania dhe Greqia. Programi do të përmbyllet...
Burimi:
kultplus.com