‘Sinjal paralajmërues për Kongresin e ardhshëm’
Pas humbjes zgjedhore të republikanëve, Trump duket se zgjedh kurs konfrontues me demokratët. Ai zëvendësoi shefen e shtabit, Wiles me hardlinerin Miller. Emërimi i ri has në kundërshtime edhe brenda republikanëve. Ai thjesht kishte dashur një ndryshim, kështu u shpreh para gazetarëve presidenti amerikan Donald Trump. Mediat raportojnë se Susie Wiles, gruaja e parë që mbajti postin e shefes së stafit në Shtëpinë e Bardhë, ishte ndër bashkëpunëtorët që Trump i konsideron përgjegjës për debaklin zgjedhor të partisë së tij. Pasardhësi i Wiles, , punon prej më shumë se dhjetë vitesh për Trumpin dhe njihet për besnikërinë e tij të pakushtëzuar. Sipas publicistit Chris Whipple, fakti që presidenti zgjodhi pikërisht Millerin tregon se Trump nuk synon bashkëpunim me shumicën e ardhshme demokrate në Kongres.Whipple ka...
Burimi:
syri.net