Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Silva Hasaj me mbi 500 vota të pamerituara, çfarë po ndodh me rinumërimin për Fierin
Vijon me ritme të shpejta procesi i rinumërimit të votave për subjektet politike dhe kandidatët në listat e hapura për Qarkun e Fierit. Gazetarja Klesiana Omeri në një lidhje të drejtpërdrejt nga pallati i sportit “Farie Hoti” në Tiranë ku po zhvillohet ky proces, ka zbuluar se nga rinumërimi është përsëritur fenomeni i votave të pamerituara në kuti sikurse ndodhi me Tiranën. “Deri më tani 76 vota të cilat i janë zbritur nga ky proces koalicionit opozitar, ndërsa Partia Socialiste ka arritur të rikuperojë vota nga procesi i rinumërimit, specifikisht 19 vota. Nuk ka pritshmëri deri më tani për koalicionin...