Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Siguria ushqimore, ministrja Denaj: 94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara
Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të jetë i gjurmueshëm dhe i deklaruar dhe që askush të mos tregtojë në shkelje të legjislacionit tatimor. ”94 tonë produkte bujqësore dhe blegtorale të bllokuara, gjatë kontrollit në terren, në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin dhe sigurimin e gjurmueshmërisë së produkteve nga grumbulluesit, përpunuesit dhe tregjet me shumicë. Aksioni vijon për të garantuar që çdo mall të...