Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria, shëndeti, mirëqenia dhe ushqimi i fëmijëve në shkolla do të trajtohen përmes një qasjeje të përbashkët të disa institucioneve shtetërore. Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla u prezantua këtë të martë në Kamëz, gjatë një takimi me nxënës, mësues dhe prindër. Në prezantimin e paketës morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, si dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli. Nisma parashikon një ndarje të qartë të përgjegjësive mes katër ministrive. Policia e Shtetit do të fokusohet te mbrojtja dhe siguria e fëmijëve, ndërsa Ministria e Arsimit do të ketë në fokus mjedisin shkollor dhe mirëqenien e nxënësve. Në të njëjtën...