Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Siguria në det! Kontrolle nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese
Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka ushtruar kontroll zonat bregdetare. Si pasojë janë bllokuar 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil. Njoftimi: Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë. Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet...