Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Siguria Detare” në eficensë, shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore. Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe mungesë dokumentacioni. Ndër mjetet e bllokuara përfshihen 24 Jet Ski, 5 skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike. Gjithashtu, janë konstatuar 13 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me...