Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Siguria botërore kërkon më pak armë bërthamore’, Kosova përkrah SHBA-në dhe BE-në kundër programit iranian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore në Iran. Në një postim në Facebook, Kurti tha se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor dhe jo për më shumë bomba që rrezikojnë njerëzimin. “Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi ai. Kurti theksoi se Kosova mbështet qëndrimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian lidhur me përpjekjet e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore. “ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë special”, deklaroi...