Si u përgjigj Hasan Prishtina kur u pyet se: “A është e vërtetë, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën?”

Si u përgjigj Hasan Prishtina kur u pyet se: “A është e vërtetë, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën?”

 “La Liberté” e të premtes së 8 korrikut 1927, ka botuar në faqen n°3, intervistën e Hasan Bej Prishtinës, dhënë asokohe gazetës “La Transalpine”. Politikani i njohur shqiptar, ndër të tjera, ka shprehur mendimin e tij mbi reagimin e kundërshtarit politik dhe personal të tij, Ahmet Zogut, ndaj Jugosllavisë. Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë intervistën e plotë për publikun shqiptar: Vjenë, 7 korrik. — Incidenti (Arrestimi i përkthyesit të legatës jugosvalle në Tiranë, Vuk Gjurashkoviq – Vouk Djourachkovitch, për çështje spiunazhi) midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është zgjidhur përfundimisht. Megjithatë, rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy qeverive nuk do të jetë aq i shpejtë sa mund të ishte shpresuar. Në të vërtetë, përfaqësuesit e të dy vendeve do të zëvendësohen...