Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si u kthye Skënderbeu në Arbëri?!
Si u kthye Skënderbeu në Arbëri? Në vitin 1443 ushtria hungareze e komanduar nga Janosh Huniadi u futën në thellësi të Ballkanit dhe në fillim të muajit nëntor u ndeshën me ushtrinë osmane të komanduar nga Sulltan Muradi II në Betejën e Nishit, duke e thyer. Rastin e humbjes së osmanëve e shfrytëzoi më së miri Skënderbeu, i cili bashkë me 300 ushtarë tjerë arbërorë dezertuan ushtrinë osmane me qëllim kthimin në atdhe. Është interesant fakti që dhe gjatë kohës që ishte nën shërbimin osman, ai mbajti marrëdhënie të ngushta me popullsinë vendase në pronat e dikurshme të babait të tij si dhe me familje të ndryshme fisnike shqiptare. Skënderbeu synonte çlirimin e tokave të Kastriotëve dhe të princërve e zotërve tjerë arbër si dhe...