Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Si u betonizua kryeqyteti nga një tufë arkitektësh të huaj që “bënin ligjin” në Tiranë
Çdo ditë, në horizontin e Tiranës lindin silueta të reja kullash. Qyteti, dikur i rrethuar nga kodra të gjelbërta, po mbetet pa frymë mes një pylli betoni që zgjerohet pa ndalim. Pas fasadave prej xhami dhe dizenjove moderne fshihen vendime, marrëveshje dhe interesa që rrallëherë publikohen dhe edhe më rrallë analizohen. “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se pjesa tjetër e Evropës,” deklaroi me krenari kryeministri Edi Rama gjatë Festivalit të Arkitekturës, ku mblodhi qindra arkitektë nga e gjithë bota nën moton “Bukë & Zemër”, i zhvilluar në Shqipëri nga 5 deri më 7 qershor 2025. Të dhënat e mbledhura nga platforma “shteg.org” tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të kontributit të sektorit të ndërtimit në Europë. Ndërkohë që në Bashkimin Europian ndërtimi përfaqëson mesatarisht...