Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si u bë Aldrich Ames spiuni më i dëmshëm i SHBA-së
👁2854
Për gati një dekadë, Aldrich Ames shiti informacione sekrete te Bashkimi Sovjetik, duke komprometuar më shumë se 100 operacione të fshehta dhe duke çuar në vdekjen e të paktën 10 agjentëve perëndimorë. Me 28 prill 1994, spiuni i dyfishtë u dënua me burgim të përjetshëm. Në shkurt të atij viti, BBC foli me një nga spiunët që u tradhtua nga Ames, por që arriti të mbijetojë. Në vitin 1985, agjentët sovjetikë që punonin për CIA-n filluan papritur të zhdukeshin. Njëri pas tjetrit, këto burime të inteligjencës perëndimore kapeshin nga shërbimi sekret sovjetik, KGB, merreshin në pyetje dhe, shumë shpesh, ekzekutoheshin....