Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Si të përfitohen dy pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët shqiptarë në Itali
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin. Nga dëshmia e punësimit, certifikatat familjare, kodi fiskal, vërtetimi i zyrës së taksave, deklarata e të ardhurave, si dhe dokumentacioni bankar, janë disa nga dokumentet që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në portalin e-Albania. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një konferencë për mediat shpjegoi procedurat e duhura për çdo individ përfitues. “Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën, por që nuk kanë 15 vite punë, duhet...