Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si sot, në vitin 1923, 99 vjet më parë, u shpall Republika e Turqisë me presidentin e parë Mustafa Kemal Atatürk
Jahja Drancolli Si sot, në vitin 1923, 99 vjet më parë, u shpall Republika e Turqisë me presidentin e parë Mustafa Kemal Atatürk (1923-1938), i cili për ta shndërruar Turqinë në një republikë moderne, pezulloi gjykatat e sheriatit dhe u mbyllën medresetë. Më 3 /III/1924 u hoq kalifati, ndërsa më 20/IV/1924 u shpall Kushtetuta, e cila, duke braktisur Perandorinë Osmane, filloi shndërrimin e Turqisë në Republikë Moderne! Mustafa Kemal Atatürk, president i Turqisë në vitet 1923-1938 kishte prezantuar reformat të cilat ai i konsideronte me rëndësi jetike për shpëtimin dhe mbijetesën e popullit të tij. Këto reforma u mirëpritën me entuziazëm nga populli turk. Së këtejmi, më 25 nëntor 1925 sipas Ligjit të Kapelave fesi dhe turbani shpallën të jashtëligjshme (kapela orientale-arabe te njohura si...