Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Si sot, në vitin 1464, pak javë para se të kurorëzonte mbret Gjergj Kastrioti-Skenderbeun, do të vdesë Papa Piu II (1458-1464) në Ancona të Italisë!
Jahja Drancolli Në qytetin Ancona, ku atëherë vepronte kolonia e qëndrueshme e arbërore, Papa Piu II (emri i tij i vërtetë, Enea Silvio Piccolomini), pas aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, pritej të kalonte në Republikën e Raguzës (gusht-tetor 1464). Dihet se Papa Piu II ose ndryshe Aneas Silvius njihet si një nga humanistët dhe historianët më të njohur të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes Europiane. Si i tillë u vu re edhe në Këshillin e Bazelit (1439). Nga viti 1442 e gjejmë në Vjenë si sekretar personal të perandorit Frederiku III; më 1446 u emërua ipeshkëv i Triestes; në vitin 1447 ipeshkëv në Siena; më 1456 kardinal dhe më në fund në 1458 u zgjodh papë. Shënime të rëndësishme për Arbërinë në periudhën e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut...