“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë kanë zbuluar detaje të reja. Policia ka përgjuar në ambientet e dhomës së shoqërimit dy të arrestuarit, bashkëshorten Sadete dhe djalin e viktimës, Gazmir Fiku. Gjatë bisedës mes tyre, nëna i kërkon të birit sqarime për atë që ka ndodhur, duke i thënë: “Çfarë ndodhi kështu, si përfunduam kështu?”. Gazmir Fiku i përgjigjet: “Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim”. Më pas, ai i bën shenjë të ëmës, duke nënkuptuar se në ambientet e policisë mund të jenë vendosur përgjues. Ndërkohë, hetuesit kanë zbuluar prova të tjera pranë banesës së viktimës. Gjatë kontrolleve janë gjetur tri gëzhoja automatiku, çka ka ngritur dyshimet se në krim mund të jetë përdorur edhe një armë automatike, përveç pistoletës. Policia...