Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria e Fierit mësohet se ka lëshuar sot (12 nëntor) urdhër-arresti për drejtorin e Spitalit Memorial të Fierit, Erblin Dollakaj. Lajmi raportohet nga TCH dhe informohet se në kuadër të hetimeve janë duke u ushtruar kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ) dhe shërbimet e Policisë. Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyet e urdhër-arrestit apo akuzat që rëndojnë ndaj drejtorit të spitalit. Nga ana tjetër edhe SPAK kë kërkuar kryerjen e disa kontrolleve në atë spital.