Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!
Policia e Shtetit ka vënë nën kontroll situatën pas regjistrimit të dy ngjarjeve kriminale me armë të ftohtë (thikë) brenda një harku të shkurtër kohor në qytetin e Fushë-Krujës. Si pasojë e konflikteve, dy persona kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim tre persona të tjerë. Ngjarja e parë ka ndodhur brenda mjediseve të një lokali, ku për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit, shtetasi Shkëlqim Curaj, 49 vjeç, është konfliktuar me shtetasin Aurel Doda. Debati mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur Dodën. Forcat e policisë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 49-vjeçarit. Rasti i dytë është...
Burimi:
javanews.al