Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur masë disiplinore ndaj një prokuroreje në Berat, pasi kjo e fundit neglizhoi detyrimet ligjore për përllogaritjen dhe ekzekutimin e dënimit të një personi, i cili përfundoi duke qëndruar në burg përtej afatit ligjor. Në njoftimin zyrtar të KLP, thuhet se është ka pranuar pjesërisht kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke vendosur ndaj magjistrates A.P. uljen e përkohshme të pagës me 10% për një periudhë gjashtëmujore. Masa është më e lehtë se ajo e propozuar nga ILD, i cili kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit. Hetimi disiplinor ndaj prokurores, e cila në kohën e konstatimit të shkeljes ushtronte detyrën pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të...