Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si mund të ndikojë Ozempic në procesin e plakjes?
Medikamenti i njohur për diabetin, Ozempic, që ka bërë bujë për efektet në humbje peshe, po rezulton të jetë edhe më i fuqishëm nga sa mendohej. Një studim i ri shkencor sugjeron se ai mund të ngadalësojë – madje edhe të kthejë mbrapsht – procesin e plakjes. Ozempic dhe ilaçi “motër” i tij, Wegovy, përmbajnë përbërësin aktiv semaglutide, i cili i përket grupit të barnave GLP-1, fillimisht të dizajnuara për trajtimin e diabetit të tipit 2. Por me kalimin e kohës, këto ilaçe fituan famë për aftësinë që kanë në reduktimin drastik të peshës trupore. Tashmë, shkencëtarët besojnë se përfitimet e semaglutidit mund të shkojnë shumë më larg sesa thjesht dobësimi – duke ofruar një mënyrë të mundshme për të kthyer mbrapsht orën biologjike, siç raportojnë “New Scientist” dhe më herët...