“Si hotel, me feeling si jaht”/ Email-et që hapin dosjen e vilës në Palasë
Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK për vilën luksoze në Palasë, të cilën Prokuroria e Posaçme dyshon se Belinda Balluku e zotëronte faktikisht, pavarësisht se prona rezultonte e lidhur juridikisht me persona të tjerë. Në qendër të materialeve janë edhe dy email-e të biznesmenit dhe arkitektit Alban Eftimi drejtuar Ballukut në shtator të vitit 2020, ku diskutohet në detaje për projektimin e vilës. Në komunikime flitet për një standard luksoz: ambiente ku përdoruesit të ndihen “si në hotel”, pishinë infinity, vaska hidromasazhi, sipërfaqe të veshura me dru teak dhe një atmosferë që përshkruhet si “pak si jaht”. Sipas materialeve të publikuara, më 18 shtator 2020 Ballukut i është dërguar edhe një dokument i titulluar “Vilat binjake Palasë”, me planimetri dhe projektet e dy...
Burimi:
ntv.al