Si e eleminuan Ramize Gjebrean – historia e rrallë

Si e eleminuan Ramize Gjebrean – historia e rrallë

SHËRBIMET SEKRETE KOMUNISTE Agllaia Zoto, ish-prokurorja e parë e regjimit komunist, shoqja e ngushtë e Ramize Gjebreas dhe Vito Kapos, e përkëdhelura e Byrosë Politike në shkëlqimin e saj, ka vetëm pak muaj që ka ndërruar jetë, e braktisur në një azil të Athinës. Nga: Afrim Imaj Ajo çfarë la nga tërë shtegtimi i çuditshëm, është vetëm një bllok me kujtime, që na i ofroi në mirëbesim e dashamirësi disa kohë para se të ikte për të mos u kthyer më në Greqi. Kaq është jeta ime, thoshte sakaq, duke shfletuar me duart që i dridheshin faqet e një fletoreje të zverdhur. Më shumë se një jetëshkrim i jashtëzakonshëm, Agallia Zoto ka regjistruar aty një nga historitë më absurde të diktaturës komuniste, që zë fill...