Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Si arritën India dhe Pakistani në “pikën zero”, plaga e vjetër e Kashmirit dhe shqetësimi në rritje për zgjerimin e konfliktit
👁6946
Dy javë pas sulmit vdekjeprurës ndaj turistëve në Kashmir, India nisi një seri sulmesh me raketa në Pakistan dhe zona të Kashmirit nën administrimin pakistanez. Operacioni, i quajtur “Operacioni Sindoor”, i ka sjellë të dy vendet në prag të një lufte tjetër dhe shqetësimi për zgjerimin e konfliktit është në rritje. Ministri indian i Mbrojtjes tha se operacioni po kryhet si pjesë e “angazhimit” për drejtësi për 26 viktimat e dy javëve më parë (25 indianë dhe 1 nepalez). Megjithatë, Pakistani, i cili mohon kategorikisht çdo përfshirje në sulmin e 22 prillit, e përshkroi “hakmarrjen” e Indisë si “të paprovokuar”, ndërsa kryeministri Shehbaz...