Burimi:
Telesport.al

Shumë zhurmë për asgjë… Derbi i Manchesterit lë për të dëshiruar, barazim pa gola
👁12332
6 Prill 2025 19:33 Telesport Në “Old Trafford” u përballën mes tyre në derbin e qyetit, Manchester United dhe Manchester City. Të dyja klubet vinin nga një sezon aspak i mirë dhe larg objektivave që kishin në fillim të tij. Manchester United renditet në vendin e 14-të si rrallëherë në historinë e tij, Manchester City renditet në vendin e pestë dhe është në garë për një vend në Champions League. Forma e dobët e dy ekipeve u reflektua edhe në sfidën e sotme. Si rrallëherë në këtë derbi, mungoi goli dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0.