Shumë të varfër, pak të pasur, pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE
Pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave në Shqipëri mbetet mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa treguesi është përkeqësuar lehtë gjatë vitit 2025, në krahasim me tendencën e përgjithshme europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, koeficienti Gini, që mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, arriti në 30.4 në Shqipëri në vitin 2025, nga 29.8 një vit më parë. Ky tregues është 1.2 pikë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29.2. Të dhënat tregojnë se, ndërsa në Shqipëri diferencat në shpërndarjen e të ardhurave janë zgjeruar, në vendet e Bashkimit Europian është regjistruar një përmirësim i lehtë. Koeficienti Gini për BE-në zbriti nga 29.4 në vitin 2024 në 29.2 në vitin 2025. Edhe të dhënat e fundit të INSTAT konfirmojnë zgjerimin e pabarazisë...
Burimi:
syri.net