Burimi:
Sot.com.al

“Shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, sigurojnë sukses”/ La Civita bashkëbisedim me të rinjtë e PD-së
👁3968
Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku me kryetarin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. “Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj,” u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”. Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave...