Shumë e duan, por i tremb paga e tij e lartë. Chiesa po mbetet si “peshku pa ujë”…

Shumë e duan, por i tremb paga e tij e lartë. Chiesa po mbetet si “peshku pa ujë”…

Nëse dikush do të kishte bërë një sondazh, edhe vetëm tri vite më parë, për të pyetur se kush ishte lojtari më i mirë italian, emri i Federico Chiesa do të renditej ndër të parët, në mos i pari. Ishte një nga heronjtë e “Euro 2020”, por një dëmtim serioz dhe disa sezone nën nivelin e pritshëm e kanë ulur ndjeshëm vlerësimin për të, megjithëse Liverpool e dëshironte fort në vitin e rikthimit te titulli në Premier League. Për fat të keq, kontributi i tij me “Reds” është kufizuar në vetëm 466 minuta në total, prej të cilave 104 minuta...