Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shuhet Fatmir Prifti, punoi 37-vite si mjek në QSUT
👁6854
Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vlerëson figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. ”Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij”,-shkruan ministrja.