“Shtyrja mund të jetë  një strategji”, ish-prokurori zbulon detajet: Gjyqi i Berishës për Partizanin do të jetë i gjatë

“Shtyrja mund të jetë një strategji”, ish-prokurori zbulon detajet: Gjyqi i Berishës për Partizanin do të jetë i gjatë

Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të jetë një strategji nga ana e mbrojtjes së Sali Berishës, por ky gjyq do të shkojë gjatë. Kështu u shpreh sot në një emision televiziv, ish-prokurori Ervin Karanxha. Ish-magjistrati ndau mendime dhe argumente me zhvillimet më të fundit në fushën e drejtësisë në vend, duke folur edhe për dosjen e Ilir Metës, ku SPAK-ut i del detyrë të provojë nëse ish-presidenti e ka përdorur kartën bankare dhe kjo bëhet nëpërmjet verifikimit të gjurmëve elektronike që janë lënë gjatë blerjeve të ndryshme...
Burimi: Sot.com.al