Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja për AfD-në
Telefonata mes kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit amerikan Donald Trump, e planifikuar për sot, është shtyrë nga pala gjermane. Berlini nuk ka dhënë një arsye të qartë dhe ka mohuar se bëhet fjalë për një problem me axhendën. Shtyrja vjen vetëm një ditë pasi Trump përshëndeti publikisht rezultatin e zgjedhjeve të Saksonisë-Anhalt, ku partia e djathtë ekstreme AfD arriti një rezultat historik. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi rezultatin si një sukses të madh për AfD-në. Ai shkroi se gjermanët janë lodhur nga rregullat dhe politikat e migracionit dhe e mbylli mesazhin me sloganin: “Make Germany Great Again”. Por qëndrimi i Trump është krejt ndryshe nga ai i kancelarit Merz. Për qeverinë gjermane, AfD-ja është një forcë...
Burimi:
vizionplus.tv