Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

Është shtyrë për në datën 23 prill seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.Mësohet se prokurori Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar në mënyrë të pa ligjshme fonde publike.
Burimi: Opinion.al