Shtyhet seanca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!

Shtyhet seanca për dosjen Partizani/ Gjokutaj: Në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal!

Është shtyrë sërish seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.Mësohet se është vendosur që seanca të zhvillohet në 11 prill në orën 09:30. Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve për arsye shëndetësore. Seanca ndodhet ende në fazën nëse dosja duhet të kalojë për gjykim apo jo.Ndërkohë avokati i çështjes, Genc Gjokutaj tha se në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal. “Në këtë seancë ishin konstatimet e prokurorisë ndaj qëndrimit tonë. Ne e kemi shprehur që ditën e parë të këtij procedimi që në të gjithë hetimet paraprake mungon fakti penal”, tha Gjokutaj.
Burimi: Opinion.al