Shtyhet seanca për “dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

Shtyhet seanca për “dosjen Partizani”, Berisha nuk paraqitet: Do përfaqësohem nga avokatët

Në GJKKO u zhvillua këtë të hënë seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit fizikisht në sallë. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës, Berisha bëri të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin e trupës gjykuese. “Gjyqtarët e GJKKO janë të monitoruar dhe vëzhguar nga SPAK dhe BKH. Kjo mbikëqyrje e gjykatës nga një palë në proces shkel parimin e një gjykate të pavarur,” argumentoi Gjokutaj. Në reagim, prokurori i SPAK, Arben Kraja, u shpreh shkurtimisht: “Nuk dua të shprehem për...
Burimi: Gijotina.com