Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn, avokatët kërkojnë kohë për njohjen me aktet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve. Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve dhe për këtë arsye seanca u shty për datën 23 prill. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit,...
Burimi: Top-Channel.tv