Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten nga GJKKO
Është shtyrë këtë të martë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve. Gjithashtu GJKKO ka vendosur që të gjobisë me nga 100 mijë lekë të rinj avokatët e Veliajt për bojkotimin e seancës. Mësohet se seanca e radhës është vendosur më 27 tetor teksa në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm kryebashkiaku Veliaj. Gjykata vendosi që radhën tjetër të përfaqësohen nga ndihma juridike e Ministrisë së Drejtësisë ndërkohë që Veliajt i pezullohen afatet e paraburgimit.
Burimi:
syri.net