Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shtohet dhuna ndaj kafshëve, aktivistët: Rastet kalojnë pa u ndëshkuar, të ashpërsohet ligji
👁11831
Kohët e fundit, shoqëria është përballur me një valë shqetësuese dhune ndaj kafshëve. Aktivistët japin alarmin për fenomenin që, sipas tyre, po përhapet me shpejtësi dhe që shpesh kalon pa ndëshkim. “Është një shqetësim konstant, domethënë nuk janë rastet e para, janë shumë raste, është durimi ynë që ka arritur një kufi, që ka ardhur në limitet e tij. Rastet kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Ne si vullnetarë, jemi munduar të bëjmë aq sa kemi forcë. Kafshë të keqtrajtuara, që lënë lot në rrugë, me gjymtyrë të thyera, me gjymtyrë të prera, të dërrmuara… kemi pasur raste të tmerrshme...