Shtohen intoksikacionet nga medikamentet dhe drogat, mjekja: Pasojë e situatave të rënduara emocionale

Shtohen intoksikacionet nga medikamentet dhe drogat, mjekja: Pasojë e situatave të rënduara emocionale

Overdozë me medikamente të shëndetit mendor, koma për shkak të përzierjes së opiateve, lëndëve narkotike dhe alkoolit, janë këto intoksikacionet më të shpeshta që po trajtohen në klinikën e tokskologjisë në QSUT gjatë këtyre ditëve. Toksikologia dhe adiktologia Matilda Kambo thotë për RTSH se rastet i përkasin moshave të reja dhe vijnë si pasojë me situatave të rënduara emocionale. “Janë pacientë me probleme të shëndetit mendor, të cilët marrin terapi mbajtëse dhe bëjnë overdozë me medikamentet që ata përdorin. Pra ka një terapi mbajtëse me “depakinë” dhe për shkak të ndryshimit të humorit bëjnë tentativë vetëvrasje me medikamente. Kemi patur...