Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shteti në shërbim të partisë”/ Noka: Ramiz Alia me më pak ndikim në shtet se ç’ka sot Edi Rama
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha sot se ajo që po theksohet edhe nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit është se shteti është vënë në shërbim të partisë. I ftuar në një emision televiziv, Noka deklaroi se në asnjë demokraci funksionale, sado që mund të ketë probleme nuk ndodh kurrë, në asnjë vend të Europës që shteti dhe partia të jenë një. “Ajo që opozita në post-11 maj ka artikuluar në mënyrë të vazhdueshme është njëjtë me raportin paraprak të OSBE ODIHR apo edhe me rezolutën që miratoi para disa ditësh Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian....